Familjarët e pengjeve sionistë protestojnë përpara shtëpisë së Netanyahut
Familjarët e të burgosurve/pengjeve sionistë demonstruan para shtëpisë së kryeministrit të regjimit sionist në shenjë proteste kundër sabotimit nga ana e tij të marrëveshjes me Lëvizjen e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas).
Sipas raportimit të rrjetit të lajmeve Sahab, duke cituar agjencinë palestineze të lajmeve Sama, familjarët e të burgosurve (pengjeve, robërve të luftës) sionistë kanë mbajtur edhe një herë një demonstratë para shtëpisë së kryeministrit të regjimit sionist, Benjamin Netanyahu dhe kanë brohoritur e protestuar kundër tij.
Sipas këtij raportimi, familjarët e të burgosurve sionistë kanë brohoritur parulla dhe kanë kërkuar marrëveshje ndërmjet regjimit sionist dhe Lëvizjes Hamas për lirimin e të burgosurve.
Gjithashtu, kanali televiziv Channel 12 i regjimit sionist raportoi se familjarët e të burgosurve sionistë bllokuan kryqëzimin e rrugës së Kudsit të pushtuar në të njëjtën kohë kur ata demonstruan para shtëpisë së Netanyahut.
Sionistët dhe familjet e robërve/pengjeve sionistë po protestojnë kundër politikave të kryeministrit të regjimit sionist në luftën e Gazës dhe hyrjen në luftë me Hezbollahun libanez dhe e kanë akuzuar atë për neglizhencë ndaj çështjes së të pengjeve.
Ka kaluar më shumë se një vit nga operacioni "Stuhia Al-Aksa" dhe zënia rob të një numri sionistësh nga ana e forcave të Rezistencës palestineze në Gaza. Pavarësisht agresionit të gjerë në këtë rajon, ky regjim jo vetëm që nuk ka mundur t'i lirojë këta të burgosur, por një numër i madh i tyre janë vrarë në sulmet ajrore dhe ato të artilerisë së këtij regjimi ndaj zonave të ndryshme të Gazës.
Kundërshtimi i Benjamin Netanyahu për armëpushimin në Rripin e Gazës ka mohuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e të burgosurve sionistë në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga burgjet e këtij regjimi.
Kjo ka shkaktuar protesta të shumta nga familjarët e këtyre të burgosurve në territoret e pushtuara.