Bin Farhan thekson mbështetje për sovranitetin e Sirisë  
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i166436-bin_farhan_thekson_mbështetje_për_sovranitetin_e_sirisë
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan, mirëpriti homologun e tij sirian dhe theksoi qëndrimin e qëndrueshëm të Rijadit për mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit të Sirisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 03, 2025 06:41 Europe/Tirane
  • Bin Farhan thekson mbështetje për sovranitetin e Sirisë  

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan, mirëpriti homologun e tij sirian dhe theksoi qëndrimin e qëndrueshëm të Rijadit për mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit të Sirisë.

Sipas raportimit nga Middle East News, Faisal bin Farhan, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, e mirëpriti Asad al-Shibani, ministrin e Jashtëm të qeverisë së re të Sirisë, në selinë e Ministrisë së Jashtme në Rijad.

Gjatë këtij takimi, u shqyrtuan zhvillimet aktuale në Siri dhe përpjekjet e ndërmarra në këtë drejtim. Bin Farhan theksoi edhe një herë qëndrimin e përhershëm të Rijadit për mbështetje të realizimit të sigurisë dhe stabilitetit të Sirisë në mënyrë që sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i saj të ruhen.

Të dy palët diskutuan dhe shkëmbyen mendime mbi mënyrat për të mbështetur çdo gjë që do të ndihmojë në realizimin e një të ardhmeje të ndritshme dhe të mbushur me siguri, stabilitet dhe mirëqenie për Sirinë dhe popullin e saj.

Bin Salman e cilësoi këtë takim si të frytshëm dhe theksoi se ka ardhur koha për të arritur stabilitetin në Siri dhe ky vend duhet të shfrytëzojë kapacitetet e tij. Asad al-Shibani, ministri i Jashtëm i ri i Sirisë, dhe delegacioni i tij mbërritën natën e kaluar në Rijad dhe u pritën nga zv/ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite. Ky është udhëtimi i parë i qeverisë së përkohshme të Sirisë në një shtet të huaj që nga rrëzimi i Bashar al-Assad më 8 dhjetor.