Cili imazh është i vërtetë?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i166468-cili_imazh_është_i_vërtetë
ParsToday - Një përdorues i rrjetit social X ka bërë një krahasim mes filmit “Pianisti” dhe skenës së protestës së shefit të spitalit “Kamal Adwan” në Gaza.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 04, 2025 14:40 Europe/Tirane
  • Cili imazh është i vërtetë?
    Cili imazh është i vërtetë?

ParsToday - Një përdorues i rrjetit social X ka bërë një krahasim mes filmit “Pianisti” dhe skenës së protestës së shefit të spitalit “Kamal Adwan” në Gaza.

Elias, një përdorues i rrjetit social X, ka postuar fotografi të filmit hollivudian "Pianisti" dhe fotografi të doktor Hossam Abu Safieh, kreu i spitalit Kamal Adwan në Gaza, ndërsa ka shkruar në këtë rrjet social: "Një është film dhe tjetri është real".

Gaza reale dhe Pianisti

Krahasimi mes filmit të famshëm "Pianisti" dhe skenës së protestës së kreut të spitalit "Kamal Adwan"

Sipas ParsToday, filmi "Pianisti" u realizua nga Roman Polanski në vitin 2002 dhe është një rrëfim i gjallë i jetëve të shtypura të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga ana tjetër, fotot e doktor "Hossam Abu Safieh" duke protestuar përballë tankeve të regjimit agresor sionist në veri të Rripit të Gazës janë një pamje reale e shtypjes së popullit palestinez dhe e krimeve të regjimit izraelit.

Një nga zyrtarët e ushtrisë së regjimit izraelit ka pranuar në një bisedë me kanalin amerikan ABC se “Hossam Abu Safieh”, drejtori i spitalit “Kamal Adwan”, është arrestuar nga regjimi sionist. Kjo është në kohën kur Kombet e Bashkuara kanë kërkuar lirimin e tij dhe ndalimin e sulmeve ushtarake ndaj objekteve mjekësore në Rripin e Gazës.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, me mbështetjen e plotë të shteteve perëndimore, regjimi izraelit ka nisur një vrasje të re masive në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të lumit Jordan kundër popullit të pambrojtur dhe të shtypur të Palestinës.

Sipas raportimeve të fundit, më shumë se 45 mijë palestinezë janë vrarë dhe mbi 108 mijë janë plagosur në sulmet e regjimit sionist në Rripit të Gazës.

Regjimi izraelit u krijua në vitin 1917 me projektimin e kolonializmit britanik dhe nëpërmjet imigrimit të hebrenjve nga vende të ndryshme të botës në tokën palestineze dhe ekzistenca e tij u shpall në vitin 1948.