Izraeli shkel armëpushimin për të kompensuar dështimet e tij në terren
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i166476-izraeli_shkel_armëpushimin_për_të_kompensuar_dështimet_e_tij_në_terren
Regjimi izraelit po shkel me turp armëpushimin me Libanin për të kompensuar dështimet e tij në terren, deklaroi këtë të shtunë, më 4 janar, kreu i bllokut parlamentar të Hezbollahut, Mohammed Raad, pas takimit të tij me kryetarin e parlamentit libanez, Nabih Berri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 04, 2025 16:23 Europe/Tirane
  • Izraeli shkel armëpushimin për të kompensuar dështimet e tij në terren

Regjimi izraelit po shkel me turp armëpushimin me Libanin për të kompensuar dështimet e tij në terren, deklaroi këtë të shtunë, më 4 janar, kreu i bllokut parlamentar të Hezbollahut, Mohammed Raad, pas takimit të tij me kryetarin e parlamentit libanez, Nabih Berri.

Duke theksuar nevojën për të ruajtur sovranitetin kombëtar të Libanit, Raad tha se ai i përcolli Nabih Berrit përshëndetjet nga Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sheikh Naim Kasem.

Veprimet e Komitetit të Monitorimit të Marrëveshjes së Armëpushimit dhe çështjet që lidhen me zgjedhjet presidenciale të Libanit ishin objekt diskutimi i kreut të bllokut parlamentar të Hezbollahut me Kryetarin e Parlamentit libanez.

“Ne vazhdojmë rrugën e dëshmorëve tanë dhe nuk do t'i ndryshojmë kurrë parimet tona bazë”, theksoi Mohammed Raad.

Tanket e ushtrisë izraelite hynë në fshatin Maroun al-Ras në Libanin jugor, njoftoi këtë të shtunë agjencia libaneze e lajmeve Al-Manar.

Me tanke Merkava dhe një buldozer, trupat izraelite lëvizën nga Maroun al-Ras në zonën përreth Bint-Jbeil në Libanin jugor.

39 ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit ndërmjet regjimit izraelit dhe Hezbollahut libanez, nga televizioni izraelit u njoftua se entiteti sionist synonte të shkelte edhe një herë kushtet e marrëveshjes.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar më 27 nëntor 2024, ushtria izraelite brenda 60 ditëve duhet të tërhiqet nga zonat e pushtuara gjatë luftës së saj kundër Hezbollahut.