Në vitin 2024 janë martirizuar 111 gazetarë nga pushtuesit sionistë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i166538-në_vitin_2024_janë_martirizuar_111_gazetarë_nga_pushtuesit_sionistë
Në një raport, Shoqata e Gazetarëve dhe Korrespondentëve Palestinezë trajtoi shënjestrimin e anëtarëve të medias në vitin 2024 nga pushtuesit sionistë dhe njoftoi se 111 gazetarë meshkuj dhe femra u martirizuan nga pushtuesit gjatë vitit që sapo kaloi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 06, 2025 07:04 Europe/Tirane
  • Në vitin 2024 janë martirizuar 111 gazetarë nga pushtuesit sionistë

Në një raport, Shoqata e Gazetarëve dhe Korrespondentëve Palestinezë trajtoi shënjestrimin e anëtarëve të medias në vitin 2024 nga pushtuesit sionistë dhe njoftoi se 111 gazetarë meshkuj dhe femra u martirizuan nga pushtuesit gjatë vitit që sapo kaloi.

Sipas të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga agjencia palestineze e lajmeve Shehab, sipas këtij raporti, me martirizimin e njëqind e njëmbëdhjetë gazetarëve meshkuj dhe femra në vitin 2024 nga pushtuesit sionistë, numri i martirëve të mediave palestineze është rritur në 202 persona që nga fillimi i operacionit "Stuhia al-Aksa", më 7 tetor 2023.

Shoqata e Gazetarëve dhe Korrespondentëve Palestinezë, në vijim të këtij raporti shtoi: "Gjithashtu, që nga fillimi i luftës gjenocidale janë regjistruar 145 raste të arrestimit dhe ndalimit të gazetarëve dhe reporterëve dhe rreth 60 prej tyre janë ende në paraburgim.

Gjithashtu, janë regjistruar edhe arrestimi dhe ndalimi nga ushtrimi i aktivititetit të 20 gazetarëve, 11 raste të të shtënave me armë ndaj gazetarëve, si dhe 10 raste të rrahjes së rëndë të tyre shoqëruar me shkatërrimin dhe konfiskimin e pajisjeve të gazetarëve në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.

Krimet e regjimit izraelit kundër Rripit të Gazës vazhdojnë për muajin e gjashtëmbëdhjetë radhazi, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare Penale urdhëroi arrestimin e Benjamin Netanyahu dhe Yoav Gallant, kryeministri aktual dhe ish-ministër i Mbrojtjes i regjimit sionist, me akuzat e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit, si dhe përdorimit të urisë si armë (uritja e qëllimshme e popullit të Gazës).

Përkundër gjithë këtyre krimeve, regjimi sionist ka pranuar se pas 458 ditësh lufte në Rripin e Gazës, ende nuk i ka arritur qëllimet e tij prej kësaj lufte, që janë shkatërrimi i Lëvizjes Hamas dhe kthimi i pengjeve ushtarakë sionistë nga Rripi i Gazës.