Familjarët e pengjeve sionistë protestojnë sërish kundër kabinetit qeveritar të Netanyahut
Familjarët e pengjeve sionistë protestuan edhe një herë kundër politikave të kabinetit qeveritar Netanyahu.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, familjarët e pengjeve sionistë bllokuan rrugët e Tel Avivit në shenjë proteste kundër politikave të kabinetit të kryeministrit të regjimit izraelit Benjamin Netanyahu dhe kërkuan nënshkrimin e menjëhershëm të një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve dhe pengjeve me Rezistencën në Gaza.
Të hënën, familjarët e të burgosurve/pengjeve sionistë zhvilluan një demonstratë, duke theksuar edhe një herë nevojën për të arritur një marrëveshje dhe një shkëmbim të burgosurish me Hamasin sa më shpejt të jetë e mundur.
Familjarët e të burgosurve/pengjeve sionistë kërkuan që kabineti i Netanyahut të binte dakord për një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me Rezistencën palestineze dhe njoftuan se të gjithë të burgosurit duhet të lirohen menjëherë dhe në një vend.
Këmbëngulja e Netanyahut dhe e kabinetit të tij për të imponuar më shumë kërkesa në negociatat me Lëvizjen e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) si një pengesë për një marrëveshje armëpushimi ka nxitur zemërimin publik dhe ka rritur presionin ndaj Netanyahut.
Pesëmbëdhjetë muaj pas operacionit "Stuhia Al-Aksa" dhe kapjes rob të një numri sionistësh nga Rezistenca palestineze në Gaza, regjimi izraelit, megjithë agresionin e tij të gjerë në këtë rajon, jo vetëm që nuk ka arritur të lirojë të pengjet izraelitë, por një numër i madh i tyre janë vrarë në sulmet ajrore dhe ato të artilerisë së këtij regjimi në zona të ndryshme të Rripit të Gazës.