Takimi shumëpalësh i Riadit për zhvillimet në Siri
Një takim shumëpalësh për Sirinë do të mbahet të dielën në Riad të Arabisë Saudite .
Ky takim do të mbahet në vazhdim të takimit shumëpalësh të 24 dhjetorit në portin e Akaba të Jordanisë. Ministrat e jashtëm të Turqisë, Irakut, Libanit, Jordanisë, Egjiptit, Anglisë, Gjermanisë dhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, si dhe ministri i jashtëm i qeverisë së përkohshme të Sirisë do të jenë ndër pjesëmarrësit në takimin e Riadit. Në këtë takim në nivel të zëvendësministrit të Jashtëm janë të pranishëm edhe Amerika dhe Italia. Pritet që mes pjesëmarrësve të tjerë të jenë shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik dhe përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Ministrat e jashtëm të vendeve arabe dhe një sërë vendesh joarabe theksuan domosdoshmërinë e ndalimit të çdo operacioni ushtarak në këtë vend duke deklaruar mbështetjen e tyre për kombin sirian si dhe kanë mbështetur transferimin paqësor të pushtetit me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike dhe sociale. Në takimin që u mbajt në portin jordanez Akaba më 24 dhjetor, ata njoftuan se situata aktuale kërkon dialog gjithëpërfshirës kombëtar për të krijuar një Siri të lirë dhe të bashkuar. Duke dënuar agresionin e regjimit sionist në zonën neutrale midis territoreve të pushtuara dhe territorit sirian, si dhe provincave Xhabal al-Sheikh, Al Quneitra dhe Rif Damask, vendet pjesëmarrëse në këtë takim theksuan mbështetjen e kombit sirian dhe respektimin e sovranitetit të këtij vendi.