Netanyahu më në fund pranon kushtet e Hamasit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i166802-netanyahu_më_në_fund_pranon_kushtet_e_hamasit
Benjamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist, më në fund pranoi kërkesat dhe kushtet e Hamasit për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Rripi i Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 14, 2025 03:35 Europe/Tirane
  • Netanyahu më në fund pranon kushtet e Hamasit

Benjamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist, më në fund pranoi kërkesat dhe kushtet e Hamasit për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Rripi i Gazës.

Rrjeti televiziv Al-Jazeera, duke cituar një zyrtar izraelit, njoftoi: "Bazuar në dispozitat e projekt-marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, në fazën e parë të kësaj marrëveshjeje, ushtria izraelite do të tërhiqet në zonën tampon në Rripin e Gazës dhe pranë kufijve."

Ushtarët izraelitë gjithashtu do të largohen gradualisht nga vendkalimi Netzarim në qendër të Rripit të Gazës dhe nga aksi Filadelfia në jug të Rripit të Gazës, si dhe nga zona në afërsi të kufirit me Egjiptin.

Vendkalimi Netsarim dhe aksi Filadelfia ishin ndër çështjet kryesore të mosmarrëveshjes në bisedimet e mëparshme, por tani dhe në këtë raund bisedimesh është arritur një marrëveshje për tërheqjen e ushtrisë izraelite nga këto dy akse.

Mediat e regjimit sionist pretenduan se koha e armëpushimit në Gaza do të shpallet mesditën e së martës.