Vazhdojnë konfliktet në veri të Sirisë
(last modified Tue, 14 Jan 2025 19:07:09 GMT )
Janar 14, 2025 20:07 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë konfliktet në veri të Sirisë

Prej disa javësh vazhdojnë përleshjet në veri të Sirisë mes Forcave Demokratike Siriane dhe forcave të mbështetura nga Turqia, ndërkohë që avionët luftarakë të regjimit sionist kanë bombarduar zonat përballë qytetit Harmel brenda në Siri pranë kufirit me Libanin.

Pas disa javë luftimesh në veri të Sirisë midis Forcave Demokratike Siriane  dhe grupeve të armatosura të mbështetura nga Turqia, në periferi të Manbij dhe akset e digës Tashrin konfliktet vazhdojnë. Avionët luftarakë turq kanë bombarduar tre zona nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane, zonën Sarin në periferi të Kobanit dhe rreth digës Tashrin, ku shkaktuan dëme njerëzore dhe financiare. Në të njëjtën kohë, në territorin sirian hyri një autokolonë e re me armë dhe trupa të koalicionit ndërkombëtar, e cila erdhi nga rajoni i Kurdistanit të Irakut. Kjo autokolonë përbëhet nga 27 kamionë që transportonin armë dhe materiale logjistike, të cilët shoqëroheshin nga katër automjete të blinduara. Kjo autokolonë është zhvendosur drejt bazave të koalicionit në Darhsakeh dhe Deir ez-Zor. Forcat Hashd Shaabi gjithashtu kryen një operacion në zonat kufitare të provincës Anbar me qëllim garantimin e sigurisë në kufijtë e Irakut dhe Sirisë. Nga ana tjetër, ushtria e regjimit pushtues mori nën kontroll “Tal Ahmar” në qytetin Kodeneh në periferi të Quneitra, i cili konsiderohet si një nga vendet më të rëndësishme ushtarake në rajon. Pas rënies së qeverisë së Bashar al-Assad, ushtria sioniste shtoi intensitetin e sulmeve të saj kundër infrastrukturës dhe qendrave ushtarake siriane dhe gjatë kësaj periudhe ajo vazhdon bombardimin e qendrave ushtarake, duke kaluar vijën e zonës neutrale midis tokave të pushtuara të Golanit dhe Sirisë. Regjimi sionist vazhdon pushtimin e zonave afër Golanit në provincat Daraa dhe Quneitra.