Arrestohen 33 palestinezë në Bregun Perëndimor
(last modified Tue, 14 Jan 2025 19:07:18 GMT )
Janar 14, 2025 20:07 Europe/Tirane
  • Arrestohen 33 palestinezë në Bregun Perëndimor

Në vazhdim të aksioneve të tyre armiqësore duke bastisur zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, ushtria izraelite arrestoi 33 shtetas palestinezë.

Komiteti i Çështjeve të të Burgosurve dhe Klubi i të Burgosurve Palestinez njoftuan: Në mesin e palestinezëve që u arrestuan të martën, ka edhe të burgosur palestinezë që më parë mbaheshin robër në burgjet e regjimit sionist. Sipas këtij raporti, palestinezët u arrestuan nga ushtria sioniste në provincat Nablus, Salafit, Jenin, Tulkarm dhe Hebron.