Regjimi sionist dëbon UNRWA-n nga Kudsi
Regjimi izraelit ka njoftuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara se do të ndalojë aktivitetet e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) në Kuds dhe do të evakuojë të gjitha ndërtesat e saj në këtë qytet deri më 30 janar.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar rrjetin televiziv Al-Jazeera, regjimi sionist ka informuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara se aktivitetet e UNRWA-s duhet të ndalen dhe se zyrat e saj në Kuds duhet të evakuohen deri më 30 janar.
Regjimi sionist ka njoftuar se ligji që ndalon veprimtarinë e UNRWA-s në territoret e pushtuara palestineze dhe kontaktet me autoritetet sioniste, do të hyjë në fuqi më 30 janar.
Më 28 tetor 2024, Knesset-i i regjimit sionist votoi për miratimin e një ligji që ndalon aktivitetet e UNRWA-s në territoret e pushtuara.
Vitin e kaluar, regjimi izraelit pretendoi se 19 persona nga 13000 punonjësit e agjencisë UNRWA ishin të përfshirë në sulmet e 7 tetorit 2023 të kryera nga Hamasi ndaj vendbanimeve sioniste në kufi me Gazën.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) ofron shërbime në fushat e punësimit, arsimit, shërbimeve shëndetësore dhe sanitare për më shumë se 900 mijë refugjatë palestinezë.
Ndërkohë, Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA-s, Philippe Lazzarini, në përgjigje të urdhrit të regjimit izraelit për evakuimin e zyrës së UNRWA-s në Kuds, tha: “Përfundimi i aktiviteteve të agjencisë mund të çojë në shembjen e armëpushimit në Gaza”.