Lirohen 153 robër nga lëvizja jemenase Ansarullah
(last modified Sat, 25 Jan 2025 18:13:41 GMT )
Janar 25, 2025 19:13 Europe/Tirane
  • Lirohen 153 robër nga lëvizja jemenase Ansarullah

Burime mediatike njoftuan lirimin e 153 të burgosurve të luftës nga Lëvizja Ansarullah e Jemenit me një veprim të njëanshëm.

Sipas rrjetit al-Masirah, qeveria e Jemenit njoftoi se liroi sot 153 robër lufte me urdhër të Seyyed Abdul Malik Badr al-Din al-Houthi, liderit të lëvizjes Ansarullah. Në lidhje me këtë, Abdul Qadir al-Mortaza, kreu i Komitetit Kombëtar për Çështjet e të Burgosurve Jemenas tha: Sot liruam në mënyrë të njëanshme 153 robër mes tyre mercenarë, persona të sëmurë, të plagosur dhe të moshuar. Al-Mortaza për kanalin al-Masira njoftoi: Pala tjetër është kokëfortë dhe nuk ka nisur asnjë nismë të njëanshme.  Shpresojmë që pala tjetër të merret me të nga pikëpamja thjesht humanitare dhe të lirojë të burgosurit dhe të paraburgosurit që kanë në posedim. Shkëmbimi i robërve është një nga çështjet themelore në dialogun jemeno-jemenas dhe përpjekjet në këtë fushë kanë qenë gjithmonë të pasuksesshme dhe vetëm në disa raste, shkëmbimi i një numri robërish është bërë me ndërmjetësimin e faktorit lokal. Më parë, një numër i të burgosurve të ushtrisë jemenase dhe forcave të lidhura me qeverinë e dorëhequr dhe të arratisur të këtij vendi u liruan në disa faza përmes ndërmjetësve vendas.