Iraku paralajmëron për fuqizimin e ISIS-it në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i167202-iraku_paralajmëron_për_fuqizimin_e_isis_it_në_siri
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan mbërriti sot në mëngjes në Bagdad për një vizitë zyrtare në Irak.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 26, 2025 20:00 Europe/Tirane
  • Iraku paralajmëron për fuqizimin e ISIS-it në Siri

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan mbërriti sot në mëngjes në Bagdad për një vizitë zyrtare në Irak.

Ministrat e Jashtëm të Irakut dhe Turqisë diskutuan zhvillimet në Siri, praninë e terroristëve të ISIS në kufi, si dhe zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh.

Në këtë bisedë, Hakan Fidan bëri thirrje për luftën kundër terrorizmit dhe kërkoi nga Bagdadi që zyrtarisht ta shpallë PKK-në një "organizatë terroriste".

Ministri i Jashtëm turk në këtë takim tha: "Për sa kohë Iraku gëzon siguri dhe stabilitet, kjo do të ketë një ndikim pozitiv në Turqi."

Ministri i Jashtëm irakian nga ana e tij, tha: "Ka fusha të gjera për bashkëpunim të përbashkët me Turqinë për çështje të ndryshme, duke përfshirë ato ekonomike dhe politike."

Fuad Hussein renditi situatën e sigurisë në kufijtë e Irakut dhe Sirisë si një nga temat e takimit, duke shtuar: "Të dy vendet po përpiqen të zgjerojnë kornizën për luftimin e terrorizmit".