Zgjatet armëpushimi midis Libanit dhe regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i167220-zgjatet_armëpushimi_midis_libanit_dhe_regjimit_sionist
Zyra e kryeministrit të përkohshëm të Libanit dhe Shtëpia e Bardhë e SHBA-së njoftuan zgjatjen e armëpushimit midis Libanit dhe regjimit izraelit deri më 18 shkurt.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 27, 2025 08:40 Europe/Tirane
  • Zgjatet armëpushimi midis Libanit dhe regjimit sionist

Zyra e kryeministrit të përkohshëm të Libanit dhe Shtëpia e Bardhë e SHBA-së njoftuan zgjatjen e armëpushimit midis Libanit dhe regjimit izraelit deri më 18 shkurt.

Sipas raportit të rrjetit televiziv Al-Alam, kanë kaluar 2 muaj nga marrëveshja e armëpushimit mes Hezbollahut dhe regjimit sionist, marrëveshje kjo, në bazë të së cilës ishte vendosur që forcat sioniste të largoheshin brenda 60 ditëve nga jugu i Libanit; një veprim që ende nuk është realizuar dhe Tel Avivi vazhdon ta pushtojë këtë vend.

Prandaj, Amerika, si mbështetësi më i madh i regjimit sionist dhe një nga ndërmjetësuesit e marrëveshjes së armëpushimit libanez, tani po përpiqet të blejë kohë për këtë regjim në përputhje me interesat e Tel Avivit.

Lidhur me këtë, Shtëpia e Bardhë njoftoi: "Marrëveshja e armëpushimit ndërmjet Libanit dhe Izraelit është e vlefshme deri më 18 shkurt, kësisoj do të zgjatet."

Në këtë deklaratë theksohet se qeveritë e Libanit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të zhvillojnë negociata për kthimin e të burgosurve libanezë të arrestuar nga forcat sioniste pas 7 tetorit 2023. Gjithashtu, Zyra e Kryeministrit të Libanit, Najib Mikati, duke lëshuar​​ një deklaratë, njoftoi: "Armëpushimi aktual do të zgjatet deri më 18 shkurt, bazuar në atë që është rënë dakord në të kaluarën."hkurt, bazuar në atë që është rënë dakord më parë.