Netanyahu falënderon Trumpin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i167222-netanyahu_falënderon_trumpin
Kryeministri i regjimit sionist Benjamin Netanyahu falënderoi presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për anulimin e kufizimeve për dërgimin e armëve në Izrael.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2025 05:14 Europe/Tirane
  • Netanyahu falënderon Trumpin

Kryeministri i regjimit sionist Benjamin Netanyahu falënderoi presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për anulimin e kufizimeve për dërgimin e armëve në Izrael.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga raportet e mediave palestineze, Netanyahu, në një videomesazh drejtuar presidentit Trump, i shprehu atij mirënjohjen dhe vlerësimin "për përmbushjen e premtimeve të tij për t'i siguruar Izraelit mjetet e nevojshme për të mbrojtur veten, për të mposhtur armiqtë e përbashkët dhe për të ndërtuar një të ardhme plot paqe dhe prosperitet".

Trump tha të shtunën se shumë gjëra që Izraeli kishte kërkuar më parë nga Shtetet e Bashkuara, tani do t'i dorëzohen Tel Avivit.

Në mbështetje të Izraelit, presidenti i ri i SHBA-së Trump ka hequr pezullimin e dërgimit të bombave vdekjeprurëse 2000-paundëshe (pothuajse një ton) për regjimin, veprim i cili ishte pezulluar gjatë fundit të periudhës së presidentit Joe Biden, dhe se do të dërgojë 1800 bomba në Tel Aviv në ditët e ardhshme.

Biden e kishte ndalur dorëzimin e këtyre bombave 2000-paundëshe për shkak të shqetësimeve për përdorimin e tyre nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës.