Izraeli i shpall luftë Bregut Perëndimor
(last modified Wed, 29 Jan 2025 19:03:35 GMT )
Janar 29, 2025 20:03 Europe/Tirane
  • Izraeli i shpall luftë Bregut Perëndimor

Izraeli i ka shpallur luftë Bregut Perëndimor të pushtuar, deklaroi ministri izraelit i luftës, Israel Katz, teksa vizitoi kampin e refugjatëve Jenin në mes të një ofensive vdekjeprurëse të vazhdueshme izraelite në qytetin palestinez.

Duke u takuar me trupat izraelite në Jenin të mërkurën, Katz tha se ushtria izraelite do të mbajë një prani në kamp pas përfundimit të operacionit.

“Kampi i refugjatëve në Jenin nuk do të kthehet në atë që ishte. Pas përfundimit të operacionit, ushtria izraelite do të qëndrojë në kamp për të siguruar që terrorizmi të mos kthehet,” pohoi ai.

Mohammad Jarrar, kryebashkiaku i Jeninit, tha se rreth 15,000 banorë janë larguar tashmë nga qyteti Jenin dhe kampi i tij i refugjatëve ndërsa operacioni vdekjeprurës izraelit atje hyn në javën e dytë.

Të paktën 16 palestinezë janë vrarë në Jenin që kur Izraeli nisi operacionin "Muri i Hekurt" të martën e kaluar.

Që nga fillimi i luftës së Gazës në tetor 2023, të paktën 884 palestinezë janë vrarë dhe mbi 6,700 të tjerë janë plagosur në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.