Ebu Obeidah: Do të lirojmë 3 robër sionistë
Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit njoftoi lirimin e 3 të burgosurve sionistë të enjten.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Abu Obeidah, zëdhënësi i Batalioneve Al-Kassam – krahu ushtarak i Hamasit –, ka njoftuar në një mesazh: “Në kuadër të marrëveshjes "Stuhia Al-Aksa për Shkëmbimin e të Burgosurve", vendosëm që të enjten, më 30 janar, të lirojmë 3 të burgosur sionistë të quajtur Arbel Yehoud, Agam Berger dhe Gadi Moshe Mozes.
Kanali televiziv i regjimit sionist Channel 12 raportoi se pasi Hamasi prezantoi listën e pengjeve që do të lirohen të enjten, Izraeli do të lirojë nga burgjet e tij 110 të burgosur palestinezë.
Sipas këtij raporti, këta të burgosur do të lirohen në këmbim të lirimit të tre të burgosurve izraelitë dhe pesë shtetasve tajlandezë.
Në detajet e shkëmbimit të të burgosurve që do të kryhet të enjten thuhet se në këmbim të lirimit të të burgosurit ushtarak izraelit Agam Berger do të lirohen 30 të burgosur palestinezë të dënuar me burgim të përjetshëm.
Në këmbim të lirimit të ushtarit izraelit Arbel Yehoud, do të lirohen 30 të burgosur palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë.
Në këmbim të lirimit të pengut Gadi Mozes, një tjetër peng izraelit, do të lirohen 30 të burgosur palestinezë, mes të cilëve 27 me dënime të ndryshme dhe 3 me burgim të përjetshëm.