Martirizohen 10 palestinezë në sulmin me dron të sionistëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i167346-martirizohen_10_palestinezë_në_sulmin_me_dron_të_sionistëve
Sulmi i regjimit sionist i kryer të mërkurën në mbrëmje në zonën Tammun të Bregut Perëndimor rezultoi në martirizimin e 10 palestinezëve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 30, 2025 08:26 Europe/Tirane
  • Martirizohen 10 palestinezë në sulmin me dron të sionistëve

Sulmi i regjimit sionist i kryer të mërkurën në mbrëmje në zonën Tammun të Bregut Perëndimor rezultoi në martirizimin e 10 palestinezëve.

Sipas raportit të rrjetit televiziv Al-Alam, të mërkurën, regjimi sionist shënjestroi nëpërmjet një sulmi me dron një grup palestinezësh në qytezën Tammun, në afërsi të zonës Tubas në Bregun Perëndimor.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës bëri të ditur se në këtë sulm kanë mbetur dëshmorë 10 palestinezë, si dhe një numër të tjerësh janë plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Disa media kanë përmendur si dy dëshmorë të këtij krimi brutal dy luftëtarët palestinezë Xhihad Matar Bani Oudeh dhe Abdullah Bani Oudeh.

Në përgjigje të vrasjes së pabesë të luftëtarëve palestinezë në qytezën Tammun në rajonin Tubas dhe krimeve të vazhdueshme të regjimit pushtues në Bregun Perëndimor, Lëvizja e Rezistencës Islamike Hamas njoftoi se politika e terrorit dhe represionit e regjimit pushtues as nuk do ta thyejë rezistencën dhe as do të trembë e frikësojë popullin palestinez.

Gjithashtu, Komiteti për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë njoftoi se me martirizimin e dy të burgosurve palestinezë të quajtur Mohammed al-Asali dhe Ibrahim Adnan Ashour, që nga fillimi i luftës së Gazës, 58 të burgosur palestinezë kanë rënë dëshmorë në burgjet e regjimit sionist.

Regjimi sionist e ka mbajtur të fshehtë martirizimin e dhjetëra të burgosurve palestinezë në burgjet e tij.

Kadoura Faris, kreu i Klubit të të Burgosurve Palestinezë, kohët e fundit njoftoi se regjimi okupues sionist ka arrestuar më shumë se 8000 palestinezë gjatë vitit 2024.