Kasam ka shpallur martirizimin e Muhammad al-Dhajf
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i167368-kasam_ka_shpallur_martirizimin_e_muhammad_al_dhajf
Zëdhënësi i Brigadave Kasam, krahu ushtarak i Hamas, ka shpallur zyrtarisht martirizimin e Muhammad al-Dhajf, komandantit të përgjithshëm të Kasam, si dhe martzirizimin e Marwan Isa.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 31, 2025 08:27 Europe/Tirane
  • Kasam ka shpallur martirizimin e Muhammad al-Dhajf

Zëdhënësi i Brigadave Kasam, krahu ushtarak i Hamas, ka shpallur zyrtarisht martirizimin e Muhammad al-Dhajf, komandantit të përgjithshëm të Kasam, si dhe martzirizimin e Marwan Isa.

Sipas raportit të ISNA, Abu Ubaida, zëdhënësi ushtarak i Brigadave Kasam, ka njoftuar se Muhammad al-Dhajf, komandanti i përgjithshëm i këtyre brigadave, ka rënë dëshmor në kuadër të luftës së fundit në Gaza, së bashku me disa komandantë të tjerë të brigadave. Abu Ubaida gjithashtu njoftoi për martirizimin e Marwan Isa, zëvendës komandantit të përgjithshëm të Kasam, Ghazi Abu Tamah, Raed Thabit dhe Rafaa Salama, anëtarë të tjerë të Këshillit Ushtarak të Brigadave Kasam. Ai theksoi se martirizimi i komandantëve të mëdhenj nuk do të mund të dobësojë kurrë vullnetin dhe vendosmërinë e tyre.

Muhammad Diab Ibrahim al-Masri, i njohur si Muhammad al-Dhajf, ishte komandanti i Brigadave Ezzedin al-Qassam, krahu ushtarak i Hamas. Gjatë 20 viteve të kaluara, ai ka marrë pjesë në operacione të shumta kundër pushtuesve izraelitë. Regjimi izraelit e konsideronte atë si një nga organizatorët kryesorë të operacioneve vetëvrasëse palestineze kundër izraelitëve që nga viti 1996. Al-Dhajf gjithashtu ishte një nga tre arkitektët kryesorë të raketave Kasam. Ai ndërtoi një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore në Gaza, nga ku drejtonte operacionet ushtarake të Hamas. Regjimi izraelit ka bërë të paktën shtatë përpjekje për ta vrarë Muhammad al-Dhajfin, katër prej të cilave gjatë viteve 2000.