Eksperti izraelit: Izraeli ka vdekur nga brenda!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i167582-eksperti_izraelit_izraeli_ka_vdekur_nga_brenda!
ParsToday - Një ekspert izraelit për çështjet e Azisë Perëndimore në rrjetin social X analizoi arsyet e mposhtjes së Izraeli nga rezistenca e Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 05, 2025 16:31 Europe/Tirane
  • Uri Goldberg, ekspert izraelit për çështjet e Azisë Perëndimore
    Uri Goldberg, ekspert izraelit për çështjet e Azisë Perëndimore

ParsToday - Një ekspert izraelit për çështjet e Azisë Perëndimore në rrjetin social X analizoi arsyet e mposhtjes së Izraeli nga rezistenca e Palestinës.

Uri Goldberg, një ekspert izraelit për çështjet e Azisë Perëndimore, në Twitter shkroi: "Netanyahu nuk mund të qëndrojë i zotuar për fazën e dytë të shkëmbimit të të burgosurve përveç nëse Hamasi eliminohet".

Sipas ParsToday, Goldberg shtoi: "Paaftësia për t'u përkushtuar ndaj jetës tregon pranimin absolut të vdekjes. Netanyahu, si shumica e izraelitëve të tjerë, po tregohet i pakujdesshëm dhe nuk i kushton rëndësi të mjaftueshme çështjes. Izraeli ka vdekur nga brenda. Prandaj humbëm".

Teksti origjinal:

"Netanyahu "cannot commit" to phase 2 of the hostage deal unless "Hamas is eliminated". The inability to commit to life demonstrates an absolute embrace of death. Netanyahu, like most other Israelis, simply doesn't care. Israel is dead inside. That is why we have lost".

Regjimi sionist, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nisi një luftë shkatërruese kundër popullatës palestineze të Rripit të Gazës nga 7 tetori i vitit 2023 deri më 19 janar 2025, e cila rezultoi në shkatërrime masive dhe uri vdekjeprurëse.

Me gjithë këto krime, regjimi sionist pranoi se pas 470 ditësh luftë kundër popullatës palestineze të Rripit të Gazës, nuk arriti t'i realizojë qëllimet e tij të kësaj lufte, përkatësisht shkatërrimin e lëvizjes së Hamasit dhe kthimin e pengjeve izraelit nga Rripi i Gazës, më në fund, marrëveshja e armëpushimit ndërmjet Hamasit dhe regjimit sionist hyri në fuqi më 19 janar 2025.