Zhvillimet e fundit në Palestinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i167910-zhvillimet_e_fundit_në_palestinë
Pars Today – Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze, Hamas, lirimin e të burgosurve palestinezë e quajti një arritje të madhe kombëtare dhe theksoi se kjo çështje do të mbetet prioritet kryesor për kombin dhe rezistencën palestineze.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Shkurt 16, 2025 07:39 Europe/Tirane
  • Zhvillimet e fundit në Palestinë

Pars Today – Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze, Hamas, lirimin e të burgosurve palestinezë e quajti një arritje të madhe kombëtare dhe theksoi se kjo çështje do të mbetet prioritet kryesor për kombin dhe rezistencën palestineze.

Hamas të shtunën dorëzoi tre të burgosur ushtarakë izraelitë tek përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në qytetin Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës. Njëkohësisht, Zyra e Informacionit të të Burgosurve dhe Departamenti i Çështjeve të të Burgosurve njoftuan lirimin e 369 të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite. Në një deklaratë të lëshuar së fundmi, Hamas theksoi: "Këto momente të lirimit të të burgosurve heroikë shënojnë një hap të ri drejt Qodsit. Çështja e lirimit të të burgosurve do të mbetet prioriteti ynë kryesor dhe fitorja nuk do të jetë e plotë pa lirimin e të gjithëve personave." Lëvizja e Xhihadit Islamik Palestinez dënoi sjelljen fyese të autoriteteve izraelite ndaj të burgosurve palestinezë dhe tha: "Shtypja e simboleve raciste në veshjet e të burgosurve nuk do të thyejë kurrë vullnetin e kombit tonë dhe nuk do të ndryshojë faktin se regjimi pushtues është një formë kolonizimi." Ndërkohë, plani i presidentit amerikan Donald Trump për evakuimin e plotë të Rripit të Gazës dhe zhvendosjen e banorëve të tij në vendet fqinje arabe ka hasur në reagime të forta dhe kundërshtime globale. Ali Qaradaghi, kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, e cilësoi këtë plan si tepër të rrezikshëm dhe nga komuniteti ndërkombëtar kërkoi një përgjigje serioze. Kreu i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, gjithashtu shprehu kundërshtimin e tij të plotë ndaj zhvendosjes së palestinezëve nga toka e tyre historike dhe tha:  "Marrëveshja e shekullit nuk do të ndodhë." Mahmud Abbas shtoi se Palestina nuk arriti të fitonte anëtarësimin e plotë në OKB për shkak të vetos së SHBA-së dhe theksoi se kombi palestinez mbetet i vetmi komb në botë që është ende nën kolonializëm. Ndërkohë, Deutsche Welle raportoi se plani i Trump synon zhvendosjen e rreth 2 milionë palestinezëve nga Gaza, ndërsa revista amerikane The National Interest vuri në dukje se ky vizion ka pak gjasa të ketë sukses, për shkak të kundërshtimeve nga vendet arabe. Në këtë kontekst, autoritetet në Jordani dhe Egjipt po përpiqen të hartojnë një plan për të parandaluar zhvendosjen e palestinezëve. Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi, deklaroi: "Ne po përpiqemi të evakuojmë të plagosurit nga Gaza dhe jemi të gatshëm të pranojmë 2000 fëmijë të plagosur. Po punojmë për një propozim arab që synon rindërtimin e Gazës pa zhvendosjen e banorëve të saj." Ndërkohë, banorët e Amanit organizuan një tubim masiv për të protestuar kundër planit të Trump për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza.