Hamasi: Armët e rezistencës nuk janë të negociueshme në asnjë rrethanë
Zëdhënësi i lëvizjes Hamas theksoi se Hamasi mbetet i përkushtuar ndaj armëve të rezistencës dhe shtoi se armët e rezistencës nuk do të negociohen në asnjë rrethanë.
Hazem Qassem në lidhje me deklaratat që i atribuohen Musa abu Marzukut ka theksuar: Hamasi vazhdon t'i përmbahet armëve të rezistencës si një armë legjitime dhe nuk do të tërhiqet prej saj. Për sa kohë që pushtimi i tokave palestineze vazhdon, çështja e armëve të rezistencës nuk do të jetë e negociueshme në asnjë rrethanë. Ai vuri në dukje se deklaratat që i atribuohen Dr. Musa abu Marzouk nuk janë qëndrim zyrtar i Hamasit. Në deklaratën e Hamasit thuhet: Sjellja agresive dhe shkatërruese e pushtuesve në të gjitha luftërat kundër kombeve të rajonit, është shkaku i sasisë së madhe të shkatërrimit në Rripin e Gazës dhe pushtuesit aktualisht janë duke përfunduar politikën e tyre të shkatërrimit në Bregun Perëndimor. Sipas deklaratës së sipërpërmendur, rezistenca në të gjitha format e saj do të mbetet një e drejtë legjitime për popullin palestinez deri në realizimin e qëllimit të çlirimit dhe kthimit në tokat e veta. Epopeja e 7 tetorit është një pikë kthese në historinë e të gjitha kombeve, si dhe një kthesë strategjike në rrugën e luftës kombëtare palestineze.