Statistikat tronditëse të krimeve të regjimit sionist ndaj grave palestineze
-
Statistikat tronditëse të krimeve të regjimit sionist ndaj grave palestineze
ParsToday - Kreu i zyrës së informacionit të qeverisë palestineze në Rripin e Gazës publikoi statistika tronditëse mbi krimet e kryera nga regjimi sionist ndaj grave palestineze me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Sipas këtij raporti, nga 7 tetori i vitit 2023 deri më 19 janar 2025, 12.316 gra palestineze janë vrarë nga pushtuesit sionist.
Gjatë kësaj periudhe, 1,3901 gra palestineze humbën burrat dhe mbajtësit e familjes.
17,000 nëna palestineze kanë qenë dëshmitare të humbjes së rëndë të fëmijëve të tyre.
2000 gra dhe vajza palestineze kanë pësuar lëndime të rënda dhe amputime si pasojë e sulmeve të regjimit izraelit.
Dhjetëra gra palestineze të burgosura janë torturuar dhe keqtrajtuar në burgjet e pushtuesve sionistë.
Por çuditërisht, organizatat për të drejtat e grave dhe lëvizjet feministe nuk ndërmorën veprime praktike kundër këtyre krimeve të regjimit sionist.