Vazhdon agresioni amerikan kundër Jemenit; 72 sulme në 24 orë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i169300-vazhdon_agresioni_amerikan_kundër_jemenit_72_sulme_në_24_orë
Pars Today – Burime të lajmeve raportuan se Amerika ka kryer 72 sulme ajrore në zona të ndryshme të Jemenit gjatë 24 orëve të fundit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 30, 2025 11:27 Europe/Tirane
  • Vazhdon agresioni amerikan kundër Jemenit; 72 sulme në 24 orë

Pars Today – Burime të lajmeve raportuan se Amerika ka kryer 72 sulme ajrore në zona të ndryshme të Jemenit gjatë 24 orëve të fundit.

Avionët luftarakë amerikanë bombarduan rajonet jemenase Sanaa, Sa'da, Amran, Ma'rib, Al-Jawf dhe Al-Hodeidah 72 herë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Pars Today, duke cituar agjencinë iraniane të lajmeve IRNA, të premten në mëngjes, në një valë të re sulmesh në vend, avionët luftarakë amerikanë bombarduan Aeroportin Ndërkombëtar të kryeqytetit Sanaa, si dhe gjithashtu sulmuan pesë herë zonën Al-Asayed në distriktin Al-Safra dhe distriktin Al-Salem në provincën Saada në very të Jemenit.

Agjencia e lajmeve "Ansarullah" raportoi gjithashtu se një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën në sulmet ajrore amerikane në kryeqytetin Sanaa dhe provincat Saada dhe Al-Jawf në Jemen të premten mbrëma.

Amerika dhe Anglia, në mbështetje të regjimit sionist, nisën sulmet ajrore kundër Jemenit muajin e kaluar, duke synuar zonat e banuara dhe qendrat civile në vend.

Zyra Politike e Lëvizjes jemenase Ansarullah, në një deklaratë, i përshkroi sulmet ajrore amerikane dhe britanike në lagjet e banuara në Sanaa si një akt armiqësor dhe kriminal.

Në lidhje me këtë, Forcat e Armatosura të Jemenit kanë theksuar gjithashtu se do të vazhdojnë të përballen me agresionin amerikan dhe të parandalojnë kalimin e anijeve të regjimit sionist derisa të ndalet plotësisht agresioni ndaj Rripit të Gazës dhe të përfundojë rrethimi i këtij rajoni.