Natyra brutale e sionistëve dhe shpërbërja e familjeve në Gaza
-
Natyra brutale e sionistëve dhe shpërbërja e familjeve në Gaza
Pars Today - Ushtria e regjimit sionist ka kryer krime të tmerrshme kundër civilëve në Gaza duke përdorur bomba shumë shkatërruese.
Në sulmet e regjimit sionist në Rripin e Gazës, fëmijët e pafajshëm dhe familjet e tyre sulmohen në shtëpitë e tyre, deri në atë masë sa trupat e tyre të copëtuar shpërndahen në çatitë e shtëpive aty pranë.
Sipas Pars Today, duke cituar agjencinë e lajmeve ISNA, këto skena zemërthyese janë pjesë e një gjenocidi brutal që ka vazhduar që nga tetori i vitit 2023, duke viktimizuar kryesisht fëmijë dhe gra.
Që nga 7 tetori 2023, regjimi sionist, me mbështetjen e Amerikës, ka filluar një gjenocid të gjerë në Rripin e Gazës, i cili ka rezultuar në më shumë se 168,000 dëshmorë dhe të plagosur. Shumica e viktimave janë fëmijë dhe gra, ndërsa numri i të zhdukurve ka kaluar mbi 11 mijë vetë.
Në një skenë tronditëse të regjistruar nga aktivistët dhe gazetarët palestinezë, trupat e fëmijëve palestinezë u shpërndanë në çatinë e një shtëpie në lagjen Yarmouk në qendër të qytetit të Gazës, si rezultat i bombardimeve intensive nga ushtria e regjimit sionist, i cili përdori bomba shumë të fuqishme; një skenë që është një simbol i dukshëm i krimit të pamëshirshëm të gjenocidit me të cilin janë përballur palestinezët në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.
Shpërbërja e familjeve
Ndërkohë, prania e fëmijëve të plagosur teksa nënat e tyre i kërkojnë nëpër rrënoja me britma dhe dëshpërim, ka krijuar skena zemërthyese në Gaza.
Nusaibeh Shehto, nëna e një fëmije të plagosur, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Anadolu Agency, me një fytyrë plot trishtim dhe shqetësim tha: “Sulmi ajror izraelit shkatërroi plotësisht shtëpinë tonë. Burri dhe fëmijët e mi u vranë dhe vetëm një nga fëmijët e mi mbijetoi, i cili, nga fuqia e shpërthimit u hodh në çatinë e një shtëpie fqinje”.
Ajo, duke u përpjekur të qëndronte e qetë, shtoi: “T ëgjithë u vranë në shtëpi. Burri im, fëmijët e mi, vëllai im dhe fëmijët e tij, motra ime dhe fëmijët e saj. Vetëm një fëmijë ka shpëtuar, i cili, nga forca e shpërthimit ka rënë në çatinë e një shtëpie fqinje. Falë Zotit e gjetëm të gjallë, por gjendja e tij fizike është kritike”.
Më 23 tetor 2024, u publikua një studim i Universitetit të Harvardit në Amerikë që konfirmonte se ushtria e regjimit sionist në sulmet e saj në Gaza ka përdorur bomba amerikane "Mark 84", të cilat njihen për fuqinë e tyre të lartë shkatërruese.
Sipas drejtorit të Zyrës së Informacionit të qeverisë palestineze në Rripin e Gazës, 32 fëmijë dhe 22 gra bien dëshmorë çdo ditë në Rripin e Gazës; një statistikë tronditëse që tregon natyrën brutale të regjimit sionist.