Zyrtari sionist: Izraeli vret foshnjat për qejf
-
Yair Golan, kreu i partisë demokratike të Izraelit
ParsToday - Kreu i të ashtuquajturës parti "demokratike" të Izraelit kritikoi krimet e luftës të regjimit sionist dhe tha: "Izraeli vret foshnjat për qejf dhe dëfrim, dhe kjo sjellje pasqyron se sa i izoluar dhe i refuzuar është ky regjim".
Yair Golan, kreu i partisë demokratike izraelite, bëri deklarata kontraverse të martën duke kritikuar politikat e kabinetit të Netanyahut, ndërsa tha: "Nëse Izraeli do të ishte i mençur, nuk do të vriste foshnje për qejf dhe dëfrim". Sipas ParsToday, Golan shtoi: “Izraeli po ecën në një rrugë që do të çojë në refuzim dhe izolim, njësoj si Afrika e Jugut në të kaluarën.”
Golan kritikoi kabinetin izraelit, duke thënë: "Ky kabinet është plot me njerëz që janë të fiksuar pas hakmarrjes dhe nuk i përmbahen moralit".
Golan paralajmëroi se Izraeli po shkon drejt izolimit dhe kolapsit në një nivel ekonomik dhe social, duke humbur fuqinë e tij për të ofruar siguri për izraelitët dhe se Izraeli do të bëhet një vend i vështirë për të jetuar.
Zyrtari izraelit vazhdoi të kritikojë Netanyahun për dorëzimin ndaj kërkesave të ministrave ekstremistë të financave dhe sigurisë së brendshme të regjimit sionist, duke thënë: "Netanyahu është një lojtar i vogël i dështuar në epokën e Trumpit".