Pse Izraeli po kërkon armëpushim?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i171444-pse_izraeli_po_kërkon_armëpushim
Gazeta izraelite “Haaretz” (14 qershor): “Nëse lufta midis Tel Avivit dhe Teheranit vazhdon, gjithnjë e më shumë izraelitë do të fillojnë të pyesin veten nëse ia vlen të jetosh në një vend ku janë vazhdimisht nën një breshëri raketash?”
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 24, 2025 09:30 Europe/Tirane
  • Pse Izraeli po kërkon armëpushim?
    Pse Izraeli po kërkon armëpushim?

Gazeta izraelite “Haaretz” (14 qershor): “Nëse lufta midis Tel Avivit dhe Teheranit vazhdon, gjithnjë e më shumë izraelitë do të fillojnë të pyesin veten nëse ia vlen të jetosh në një vend ku janë vazhdimisht nën një breshëri raketash?”

Gazeta izraelite “Haaretz” (15 qershor): “Izraeli duhet të shmangë një luftë të plotë dhe shkatërruese rraskapitëse me Iranin. Duhet të gjejë një zgjidhje dhe të parandalojë veten nga rënia në humnerën e një lufte afatgjate”.

Gazeta izraelite “Haaretz” (17 qershor): “Skenari më i rrezikshëm i mundshëm për Izraelin është një luftë rraskapitëse. Izraelitët nuk janë mësuar me humbje të kësaj madhësie dhe shkalle”.

Kanali informativ NBC (19 qershor): “Strategjia e Iranit është durimi strategjik, dhe Teherani ka si vendosmërinë ashtu edhe aftësinë për të vazhduar dhe mbështetur sulmet e tij”.

Kanali izraelit Channel 12 (20 qershor): “Izraeli ka arritur në përfundimin se Irani ka ndryshuar politikën e tij në ditët e fundit në një luftë rraskapitëse. Zyrtarët izraelitë thonë se lufta me Iranin po zgjat më shumë nga sa menduan fillimisht”.

Gazeta “The Times” (21 qershor): Izraeli sapo e ka kuptuar se po tërhiqet në një luftë me Iranin përtej aftësive të tij”.

Gazeta izraelite “Yedioth Ahronoth” (21 qershor): “Vlerësimi fillestar i ushtrisë izraelite ishte se operacioni në Iran do të përfundonte me sukses pas dy javësh. Por tani për tani, koha e përfundimit të luftës është e paqartë për ushtrinë”.

Kanli izraelit Channel 12 (21 qershor): “Nuk është e qartë se cila është strategjia e Izraelit për daljen nga lufta me Iranin”.

Kanali izraelit Channel 11 (22 qershor): “Irani dëshiron ta tërheqë Izraelin në një luftë rraskapitëse duke vazhduar kundërsulmet e tij”.

Gazeta izraelite “Israel Hayom” (22 qershor): “Raportet se Izraeli po zvogëlon mbrojtjen e tij raketore tregojnë sfida në rritje për Izraelin. Një luftë e gjatë bie ndesh me doktrinën e sigurisë së Izraelit dhe mund të përfundojë në dëm të tij”.

Netanyahu (22 qershor): “Ne nuk do të lejojmë veten të tërhiqemi në një luftë rraskapitëse”.

Gazeta amerikane “Wall Street Journal” (23 qershor): “Izraeli dëshiron që Irani të pranojë fundin e luftës; por pastaj, ashtu si armëpushimi libanez, mund ta sulmojë përsëri Iranin kur të dëshirojë”.

Trump (23 qershor), pas një telefonate dhe marrëveshjeje me Netanyahun): Tani është koha për një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit.