Sa fëmijë palestinezë martirizohen nga sionistët në Gaza çdo ditë?
-
Sa fëmijë palestinezë martirizohen nga sionistët në Gaza çdo ditë?
Pars Today - Zëdhënësi i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), në një raport, paraqiti statistikat mbi numrin e fëmijëve martirë palestinezë në Gaza.
Kazem Abu Khalaf, zëdhënësi i UNICEF-it në Palestinë, të premten në mbrëmje njoftoi në një raport: “Sipas statistikave të shpallura nga Zyra Palestineze e Informacionit dhe UNICEF-i, të paktën 18,000 fëmijë palestinezë janë martirizuar që nga fillimi i agresionit në Gaza, më 7 tetor 2023”.
Sipas Pars Today, Abu Khalaf shtoi: “Çdo ditë, 27 fëmijë palestinezë në Rripin e Gazës humbasin jetën si pasojë e luftës në këtë territor”.
Ai sqaroi: “Nuk ka asnjë mënyrë për të justifikuar këtë vëllim vrasjesh në Rripin e Gazës”.
Në këtë kontekst, organizata "Mjekët pa Kufij" raportoi në një raport të ri një rritje 10-fish të vdekjeve të fëmijëve në Gaza që nga fillimi i sulmit të regjimit sionist dhe njoftoi: “Shumica dërrmuese e viktimave u vranë nga shpërthimet”.