Përdhunime sistematike / Zbulohen skajet më të errëta të shoqërisë sioniste
(last modified Mon, 14 Jul 2025 10:27:26 GMT )
Korrik 14, 2025 12:27 Europe/Tirane
  • Përdhunime sistematike / Zbulohen skajet më të errëta të shoqërisë sioniste
    Përdhunime sistematike / Zbulohen skajet më të errëta të shoqërisë sioniste

Pars Today - Zbulimi i detajeve të reja të abuzimit seksual ndaj fëmijëve gjatë ceremonive masive talmudike në territoret e pushtuara ka tronditur rëndë shoqërinë sioniste.

Uebsajti i lajmeve "Al-Arabi Al-Jadeed" shkroi së fundmi në një artikull: Sistemi gjyqësor izraelit po heton aktualisht dy raste të korrupsionit moral që janë mbuluar për shkak të zhvillimeve në luftën e Gazës dhe dominimit të saj mbi median izraelite.

Sipas Pars Today, duke cituar agjencinë e lajmeve Mehr, të martën e javës së kaluar, policia ushtarake izraelite arrestoi shtatë ushtarë që punonin në sistemin e radarit Hetz (Arrow) për përfshirjen e tyre në abuzime seksuale dhe psikologjike kundër kolegëve të tyre në këtë njësi.

Gazeta sioniste Yedioth Ahronoth raportoi në faqen e saj të internetit se këto veprime ishin pjesë e sjelljes normale të ushtarëve veteranë kundër të sapoardhurve dhe përfshinin fyerje dhe abuzime seksuale dhe psikologjike ndaj tyre.

Raporti shton se dhjetëra ushtarë sionistë kanë qenë viktima të këtyre veprimeve dhe se hetimet për abuzimet seksuale janë ende duke vazhduar. Këto burime sugjerojnë se disa nga këto veprime ndodhën gjatë agresionit të regjimit sionist kundër Iranit dhe operacionit hakmarrës "Premtimi i Vërtetë 3", që është koha kur forcat e mbrojtjes ajrore të regjimit sionist duhet të kenë qenë më të zënë dhe më të ngarkuar me misionin e vet!

 

Fëmijët, viktima të ceremonive talmudike

Rasti i dytë ka të bëjë me ankesa të shumta kundër elementëve ekstremistë talmudikë në komunitetin Haredi në qytetin Bnei Brak në qendër të territoreve të pushtuara, të cilat tregojnë abuzim seksual të përhapur ndaj fëmijëve gjatë dy dekadave të fundit. Thuhet se ka një numër të madh viktimash në këtë rast të cilët janë kërcënuar nga autorët e këtyre krimeve që të mos ngrenë padi kundër tyre.

Yedioth Ahronoth shton se Haim Rotter, kreu i organizatës sioniste "HaShomrim" dhe një tjetër nga figurat më të rëndësishme të qytetit, mund të ketë qenë i përfshirë në abuzimin seksual ndaj adoleshentëve gjatë disa viteve, së bashku me përdorimin e forcës dhe dhunës.

Rotter u ndalua dhe u mor në pyetje në aeroportin Ben Gurion javën e kaluar. Një tjetër figurë fetare Haredi është i pandehur në këtë rast, i cili ka përdhunuar adoleshentë dhe fëmijë për 25 vjet.

Viktimat e këtij përdhunimi ishin fëmijë të moshës 12 vjeç e lart, dhe të pandehurit u dënuan gjatë procesit gjyqësor për përdhunim, sulm seksual dhe abuzim me pushtetin.

Yoel Yosef, një bashkëpunëtor i ngushtë i Rotter, është një nga të pandehurit e tjerë në këtë çështje dhe që u arrestua së fundmi. Ai ka luajtur një rol të madh në heshtjen e viktimave të këtyre krimeve gjatë viteve. Aktualisht, më shumë se 10 viktima kanë paraqitur zyrtarisht ankesa. Viktimat kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund heshtjes përballë këtyre krimeve dhe u kanë bërë thirrje njerëzve të tjerë që të thyejnë heshtjen e tyre dhe të paraqesin ankesa nëse janë viktima të këtyre veprimeve.

 

Rrëfime të rënda e të dhimbshme

Yael Ariel, një nga gratë pjesëmarrëse në ceremonitë talmudike të përdhunimit masiv të fëmijëve, e cila foli në seancën e Knesetit të regjimit sionist, bëri rrëfime të rënda rreth abuzimeve të rrezikshme seksuale kundër fëmijëve në komunitetin Haredi, të cilat ndodhin gjatë ceremonive talmudike.

Ajo, gjithashtu, dha një intervistë për kanalin televiziv izraelit Channel 13 dhe tha se hyri në këtë rreth si fëmijë dhe u detyrua të kryente këto krime dhe dhunë deri në moshën 20 vjeçare. Në këtë intervistë, ajo pranoi se e dinte që zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë anëtarë aktualë dhe ish-anëtarë të Knessetit, ishin të përfshirë në këto përdhunime.

Kjo grua sioniste raportoi presionet dhe kërcënimet për të mbyllur çështjen dhe tha se ishte detyruar të kryente shumë përdhunime ndaj fëmijëve në ato ceremoni, porse këto akte nuk ishin me vullnetin e saj dhe se ajo e sheh përgjegjësinë e saj sot duke folur hapur për këto përdhunime.

Në një hetim të kryer nga gazeta sioniste Yedioth Ahronoth, u intervistuan edhe një numër grash të tjera, të cilat pranuan se ceremonitë kolektive talmudike përdoren për të përdhunuar dhe sulmuar seksualisht vajzat dhe djemtë adoleshentë. Këto përdhunime shpesh kryhen nga figura me ndikim nën pretekstin e ceremonive talmudike. Sipas viktimave të kësaj dosjeje, disa nga këta njerëz janë mjekë, mësues, oficerë policie ose anëtarë aktualë dhe ish-anëtarë të Knesetit të regjimit sionist.

Tas Mair është një tjetër viktimë që flet për praninë e vet në këto ceremoni që në moshën 6 vjeçe dhe thekson se ka qenë dëshmitare e përdhunimeve të ndryshme. Ajo thotë se në një nga këto përdhunime, jeta e saj ishte madje në rrezik dhe humbi aftësinë për të marrë frymë.

Një tjetër viktimë e kësaj çështjeje raportoi për përpjekjet e bëra për të mbyllur çështjen dhe tha se e kishte rihapur çështjen duke paraqitur një ankesë dhe se kishte shkuar në gjykatë për të dëshmuar ndërsa ishte shtatzënë.

Yael Shitrit, një tjetër viktimë, thotë se është përdhunuar që nga mosha 3 vjeçe. Ajo thotë se në atë kohë nuk kishte njohuri për përdhunimet e kryera ndaj saj.

Naama Goldberg, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës për Mbështetjen e Grave Viktima të Sulmit Seksual, thotë se këto prova nuk janë të reja dhe kanë ekzistuar prej vitesh, por policia nuk po i trajton siç duhet këto raste. Ajo thotë se ka dëgjuar shumë për këto abuzime sadiste kundër fëmijëve për vite me radhë.