Makthi i kolonëve sionistë
-
56 përqind e izraelitëve kanë frikë të udhëtojnë jashtë vendit
Pars Today - Rezultatet e një ankete të fundit në territoret e pushtuara tregojnë se pas ekspozimit të gjenocidit dhe urisë në Rripin e Gazës dhe reagimit të botës ndaj tij, 56 përqind e kolonëve sionistë kanë frikë të udhëtojnë jashtë territoreve të pushtuara.
Sipas anketës së fundit të publikuar nga Channel 12 TV i regjimit sionist, 56 përqind e izraelitëve kanë frikë të udhëtojnë jashtë vendit për shkak të kritikave ndërkombëtare ndaj regjimit sionist. Në këtë drejtim, gazeta sioniste Yedioth Ahronoth shkroi: Turistët izraelitë për shkak të luftës në Gaza po rrihen dhe poshtërohen në restorante, rrugë dhe hotele në të gjithë botën. Enrique Zimmerman, një ekspert për çështjet ndërkombëtare për regjimin sionist, kohët e fundit shprehu shqetësim për këtë çështje, dhe tha: Ajo që po dëgjojmë për Izraelin në mbarë botën tani është shumë e vështirë dhe pasojat e saj do të bëhen të qarta në vitet e ardhshme. Izraeli është më i izoluar se kurrë më parë. Përveç publikimit të përditshëm të imazheve të gjenocidit dhe vrasjes së palestinezëve nga regjimi sionist dhe pushkatimin e palestinezëve nga ushtarët sionistë në Rripin e Gazës, mediat sioniste dhe qarqet ushtarake po shprehin shqetësim për publikimin e gjerë të lajmeve dhe imazheve të urisë dhe vdekjes nga uria të njerëzve të këtij rajoni në mediat botërore. Gazeta sioniste Ma'ariv shkroi: Kjo situatë ka dëmtuar rëndë imazhin e Izraelit në nivel global dhe ka dobësuar legjitimitetin e luftës në sytë e shumë vendeve, përfshirë vendet që tradicionalisht e mbështesin Izraelin. Publikimi i imazheve shumë prekëse, veçanërisht në javët e fundit, të gjendjes së mjerueshme të njerëzve dhe urisë në Rripin e Gazës, radhëve të gjata për të marrë ushqim dhe sigurisht vrasjes së vazhdueshme të palestinezëve nga regjimi sionist në kushtet e mosveprimit të institucioneve ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut, ka çuar në rritjen e urrejtjes globale ndaj politikave agresive të këtij regjimi dhe përdorimit të urisë si armë shkatërrimi në masë nga ana e regjimit izraelit.