Al-Huthi: Struktura e qeverisë së Trump është sionste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i176816-al_huthi_struktura_e_qeverisë_së_trump_është_sionste
ParsToday – Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Ansarudllah të Jemenit ka theksuar se struktura dhe qasja zyrtare e kabinetit të qeverisë së Trump, është një strukturë sioniste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 20, 2026 12:24 Europe/Tirane
  • Sejed Abdulmalik Bedrudin Al-Huthi, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Ansarullah
    Sejed Abdulmalik Bedrudin Al-Huthi, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Ansarullah

ParsToday – Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Ansarudllah të Jemenit ka theksuar se struktura dhe qasja zyrtare e kabinetit të qeverisë së Trump, është një strukturë sioniste.

Sipas ParsToday duke cituar IRNA-n, Sejed Abdulmalik Al-Huthi, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, ka deklaruar: “Sekretari amerikan i luftës është një prej atyre persona të cilët kanë varësinë më të madhe për sionizmin dhe po bënë përpjekje për realizimin e planeve të tyre”.

Ai shtoi: “Sekretari amerikan i luftës në mënyrë të hapur po tregon armiqësi me Islamin, me myslimanët dhe madje edhe me Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s.. Disa zyrtar të tjerë amerikanë për të justifikuar agresionin ushtarak të Republikës Islamike të Iranit për ushtarët e tyre, po përdorin mësimet e sionizmit. Mësimet e sionizmit janë një rrezik i madh për Umetin Islam. Qeveritë dhe shtetet që përkrahin sionizmin, politikat, programet, pasuritë dhe kapacitetet madje edhe territorin e tyre e kanë shndërruar në baza ushtarake për t’i shërbyer rolit djallëzor dhe shkatërrues të sionistëve. Humbja dhe pendimi është fundi i sigurt i atyre që i shërbejnë rrugës së armiqve të Islamit dhe myslimanëve”.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip