Media sioniste: Emri i Netaniahut për shumëkënd në botë si “djalli”
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i178212-media_sioniste_emri_i_netaniahut_për_shumëkënd_në_botë_si_djalli
Tel Aviv, 30 prill 2026, ParsToday - Një media sioniste në një analizë ka shqyrtuar rënien e pozitës globale të këtij regjimi dhe ndryshimin e qëndrimit të opinionit publik botëror ndaj tij.
(last modified 2026-04-30T11:03:19+00:00 )
Prill 30, 2026 13:00 Europe/Tirane
  • Netaniahu
    Netaniahu

Tel Aviv, 30 prill 2026, ParsToday - Një media sioniste në një analizë ka shqyrtuar rënien e pozitës globale të këtij regjimi dhe ndryshimin e qëndrimit të opinionit publik botëror ndaj tij.

Sipas ParsToday, kanali 12 i regjimit izraelit deklaroi se emri “Netaniahu” për shumë njerëz në mbarë botën është kthyer si një “djall”. Ky kanal shtoi se është e vështirë të mos vërehet ndryshimi dhe kthesa e qëndrimit të Italisë kundër “Izraelit”, i cili nga pikëpamja e “pozicionit” ndodhet në një rënie të lirë. Kanali 12 i Tel Avivit gjithashtu theksoi se “Izraeli” jo vetëm në korridoret e politikave të mëdha, por edhe në sytë e opinionit publik dhe institucioneve të shoqërisë civile në botë, po përballet me një rënie të theksuar. Ky raport vjen disa ditë pasi rezultatet e një sondazhi në territoret e pushtuara tregojnë rënie të pranueshmërisë së Netaniahut për postin e kryeministrit në kabinetin e ardhshëm të regjimit sionist.

Kërkoni video، na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip