Sulm ajror i Arabisë Saudite ndaj kryeqytetit të Jemenit
-
Sulm ajror i Arabisë Saudite ndaj kryeqytetit të Jemenit
Pars Today – Burime të lajmeve njoftojnë për një sulm të Arabisë Saudite dhe disa shpërthime në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa.
Sipas njoftimit të Pars Today, duke cituar Agjencinë e Lajmeve të Radio Televizionit të Republikës Islamike të Iranit, burime të lajmeve raportuan se zhurma e disa shpërthimeve të fuqishme tronditi qytetin Sanaa, kryeqytetin e Jemenit.
Portali Yemen Net gjithashtu bëri të ditur se njëkohësisht me fluturimin e avionëve luftarakë sauditë mbi Sanaa, disa shpërthime të forta tronditën qytetin. Po ashtu, disa burime arabe në orët e para të së mërkurës raportuan për disa shpërthime në port dhe në zonën industriale Xhebel Ali në Dubai.
Rrjeti televiziv i lajmeve të Irakut gjithashtu raportoi për një sulm me raketa ndaj zonës industriale Xhebel Ali dhe njoftoi se raketat ishin lëshuar nga Jemeni. Ende nuk dihet natyra, shkaku dhe numri i mundshëm i viktimave të këtyre shpërthimeve.
(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)