Arabia Saudite sulmon veriun e Jemenit
Gusht 25, 2026 10:36 Europe/Tirane
-
Arabia Saudite sulmon veriun e Jemenit
Pars Today - Arabia Saudite, në vazhdim të agresioneve të saj kundër Jemenit, ka goditur zona në veri të këtij vendi.
Sipas Pars Today, duke cituar agjencinë e lajmeve Mehr, Arabia Saudite të dielën në mbrëmje ka goditur me artileri fshatrat e zonës Razih, që ndodhet në provincën Saada, në veri të Jemenit.
Ndërkohë, forcat jemenase njoftuan se kanë rrëzuar një dron zbulues saudit të llojit "ScanEagle" në hapësirën ajrore të provincës Hajjah, në veriperëndim të Jemenit.
Një burim ushtarak jemenas deklaroi: “Ky dron u rrëzua me përdorimin e një arme të përshtatshme, ndërsa po shkelte hapësirën ajrore të Jemenit.”
(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)
Tags