Ban Ki Moon viziton Gazën në prag të ditës së Kodsit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i19474-ban_ki_moon_viziton_gazën_në_prag_të_ditës_së_kodsit
Ban Ki Moon, sekretari i përgjithshëm i OKB, sot (të martën) viziton Rripin e Gazës. Kjo vizitë e Ban Ki Moon zhvillohet në prag të Ditës Botërore të Kodsit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 28, 2016 07:46 Europe/Tirane
  • Ban Ki Moon viziton Gazën në prag të ditës së Kodsit

Ban Ki Moon, sekretari i përgjithshëm i OKB, sot (të martën) viziton Rripin e Gazës. Kjo vizitë e Ban Ki Moon zhvillohet në prag të Ditës Botërore të Kodsit.

Sekretari i përgjithshëm i OKB në prag të vizitës së tij në Gaza përsëri ka theksuar në kundërshtimin e OKB ndaj vazhdimit të bllokadës së regjimit sionist kundër Rripit të gazës dhe politikave pushtuese sioniste në territoret palestineze duke përfshirë edhe Bejtul-Mokadesin. Sekretari i përgjithshëm i OKB në vizitën e tij që zhvilloi të hënën në Palestinën e pushtuar, në mënyrë të qartë ka deklaruar: "Pushtimi i territoreve palestineze nga regjimi sionist ka ushtruar ndikim shkatërrues mbi jetën e popullit të Palestinës. Ban Ki Moon në takim me Rovan Rivlin, presidenti i regjimit sionist, para gazetarëve në mënyrë të qartë kritikoi pushtimin e Palestinës dhe vazhdimin e politikave pushtuese nga ana e regjimit sionist. Kjo është në kohën kur Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB gjithashtu ka kërkuar ndërprerjen e politikave pushtuese të regjimit sionist kundër popullit të Palestinës. Raportuesi special i OKB për çështjet e të drejtave të njeriut në Palestinë gjithashtu ka deklaruar se Dita Botërore e Kodsit është dita e solidaritetit me popullin e Palestinës përballë politikave pushtuese të regjimit sionist. Riçard Falk, ish-raportuesi i OKB për çështjen e të drejtave të njeriut në Palestinë, të hënën në prag të manifestimit të Ditës Botërore të Kodsit, deklaroi se Dita Botërore e Kodsit sidomos në botën islame është një rrugë për deklarimin e solidaritetit të popujve me luftën e palestinezëve, rezistencës kundër pushtimeve të regjimit sionist në Kods dhe deklarimit të zemërimit dhe urrejtjes kundër regjimit sionist dhe politikave pushtuese të këtij regjimi. Riçard Falk në lidhje me ndikimin e marshit të Ditës Botërore të Kodsit, shtoi se ngjarje të tilla janë mjete për mobilizimin e përkrahjes botërore ndaj popullit të Palestinës dhe janë shumë të rëndësishme për fitoren e popullit palestinez i cili për shumë dekada po vuan nga pasojat tragjike të shpërnguljes me dhunë, shkeljes së të drejtave legjitime të tij dhe pushtimeve të regjimit sionist. Vlen të theksohet se e premtja e fundit e muajit Ramazan me iniciativë të Imam Khomeinit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, është shpallur Dita Botërore e Kodsit. Kjo ditë është një rast shumë i përshtatshëm në të cilin bota dhe sidomos myslimanët në të gjithë botën të shprehin zemërimin dhe urrejtjen e tyre ndaj politikave raciste dhe pushtuese të regjimit sionist.