Vazhdon shkelja e të drejtave të njeriut në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i21784-vazhdon_shkelja_e_të_drejtave_të_njeriut_në_bahrejn
Ministria e brendshme e Bahrejnit në vazhdën e shkeljes së të drejtave të njeriut në këtë vend, e ka marrë në pyetje një klerik bahrejnas.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 17, 2016 16:26 Europe/Tirane
  • Vazhdon shkelja e të drejtave të njeriut në Bahrejn

Ministria e brendshme e Bahrejnit në vazhdën e shkeljes së të drejtave të njeriut në këtë vend, e ka marrë në pyetje një klerik bahrejnas.

Sipas ueb sajtit 'Merae El Bahrejn', Ministria e brendshme e Bahrejnit e ka marrë në pyetje Shejkh Ali Hamidan, imam në xhaminë Al Zahra (sa) në rajonin Hamed. Regjimi bahrejnas nuk ka dhënë shpjegime në lidhje me shkakun e marrjes në pyetje të këtij kleriku shiit. Më herët, gjykata e Bahrejnit e ka dënuar me një vit burgim Mohamed Al Monsi, ish imam i xhamisë Al Zahra (sa). Një informacion tjetër nga Bahrejni bën të ditur se tremijë punëtorë aziatikë të punësuar në Bahrejn, kanë mbajtur grevë për shkak të mospagimit të rrogave për tre muaj.