Shtohen tensionet mes qeverisë dhe popullit në Bahrejn
Kryetari i kuvendit të lartë islamik të Irakut, njoftoi shtimin e tensioneve mes popullit dhe qeverisë në Bahrejn.
Sejed Amar Hakim, duke reaguar ndaj vendimit të fundit të gjykatës së Bahrejnit për shpërbërjen e lëvizjes Vafaku Kombëtar në Bahrejn tha se ky veprim i regjimit Al Khalifa do të shtojë akoma më shumë tensionet mes qeverisë dhe popullit në Bahrejn. Hakim vuri në dukje principin kryesor të Irakut për mosndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera, por shprehu keqardhjen për vendimin e gjykatës administrative të Bahrejnit për shpërbërjen e lëvizjes Vafaku Kombëtar, lëvizje që gjithmonë ka pasur aktivitete në formë paqësore. Ndërkohë Maxhid Masal kryetar i shoqërisë së dijetarëve në Bahrejn në një tubim të organizuar përballë shtëpisë së Isa Kasem tha se me sulmin kundër Isa Kasem regjimi Al Khalifa ka shpallur luftën kundër shiitëve. Njerëzit përballë shtëpisë së Isa Kasem nuk kërkojnë përçarje, konflikte apo përballje, mirëpo ato nuk mund të përballojnë sulmin ndaj simboleve fetare dhe liderëve fetarë, tha në fjalën e tij z. Mashal.