Mashtrimet e Netanjahut lidhur me paqen me Palestinën
Ministria e jashtme e Palestinës ka akuzuar kryeministrin e regjimit sionist se mashtron Bashkësinë Ndërkombëtare lidhur me paqen me Palestinën.
Sipas një njoftimi të agjencisë Sputnik të lajmeve, ministria e jashtme e Palestinës ditën e martë me anë të një deklarate kritikoi politikat e dyanshme të Beniami Netanjahut kryeministrit të regjimit sionist dhe tha e Netanjahu në takimet me krerët e vendeve të ndryshme të botës, veten e tij mundohet ta parashtrojë si mbështetës dhe përkrahës të paqes mirëpo imazhi dhe fytyra e tij e vërtetë është e kundërta, pasi ai është kundër paqes dhe kundër krijimit të Palestinës së pavarur dhe refuzon dialogun dhe negociatat me palestinezët. Në deklaratën e lëshuar prej ministrisë së jashtme të Palestinës, prej BN është kërkuar të kërkojë prej kabinetit të Izraelit dhe kreut të këtij kabineti, i cili është përgjegjës për dështimin e përpjekjeve ndërkombëtare dhe rajonale për ringjalljen e negociatave të kompromisit, që të prezantojë mundësitë ekzistuese për arritjen e paqes. Negociatat e kompromisit mes qeverisë së AAP dhe regjimit sionist kanë rinisur në vitin 2013 me ndërmjetësimin e Amerikës dhe ishte parashikuar që deri në prill të vitit 2014 palët të arrijnë një plan kompromisi, mirëpo negociatat nuk zgjatën shumë dhe dështuan për shkak të politikave hegjemoniste të regjimit sionist.