Dënohet therja e një fëmije nga terroristët në Siri
Siria nga OKB dhe KS i OKB ka kërkuar të dënojnë aktin më të fundit të terroristëve të cilët i kanë prerë kokën një fëmije 12 vjeçar.
Siria ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB dhe nga KS i OKB, që të dënojë krimet çnjerëzore dhe imorale të grupit terrorist të quajtur Nuredin Zanki i cili i ka prerë kokën një fëmijë 12 vjeçar banor i kampit të palestinezëve në afërsi të qytetit Alepo. Ministria e jashtme e Sirisë me anë të një letre kushtuar vendeve dhe organizatave mbështetëse të terrorizmit, ka kërkuar të ndërpresin mbështetjen e tyre për terrorizmin dhe t’i japin fund vënies në rrezik të sigurisë dhe paqes ndërkombëtare. Ditën e martë mediat kanë publikuar një video ku terroristët që ndodheshin në rajonin Alepo në veri të Sirisë, i kanë prerë kokën një djali 12 vjeçar duke e akuzuar atë se ka luftuar përkrah forcave të ushtrisë siriane. Hunderat është një rajon në veri të qytetit Alepo, ku po zhvillohen luftime të ashpra mes ushtrisë dhe grupeve të armatosura terroriste.