Zbulohet përmbajtja e propozimit të Arabisë Saudite në lidhje me Jemenin
Burimet diplomatike perëndimore të mërkurën kanë zbuluar përmbajtjen e dokumentit të Arabisë Saudite rreth krizës në Jemen të propozuar për Ismail Ould Shejkh Ahmed, përfaqësuesi special i OKB për çështjen e Jemenit.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se ky dokument përmban dy pjesë dhe njëra pjesë nënshkruhet në Kuvajt dhe pjesa tjetër nënshkruhet në Meke. Sipas burimeve perëndimore, qëllimi i Arabisë Saudite nga nënshkrimi i pjesës së dytë të këtij dokumenti në Meke, është caktimi i kryeministrit të Jemenit në territorin e Arabisë Saudite dhe me mbikëqyrjen e regjimit Al Saud. Një pjesë e këtij dokumenti i cili duhet të nënshkruhet në Kuvajt, përmban vendosjen e armëpushimit të plotë dhe gjithëpërfshirës në Jemen. Paragrafi i dytë i këtij dokumenti përfshinë formimin e komiteteve ushtarake rreth të cilave është rënë dakord. Në këtë marrëveshje është përmendur edhe lirimi i të burgosurve dhe i personave të zënë rob emrat e të cilëve janë përmendur edhe në rezolutën 2216. Ndërkohë, burimet diplomatike perëndimore kanë deklaruar se delegacioni kombëtar i Jemenit ka kundërshtuar këtë plan të Arabisë Saudite dhe ka theksuar për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse gjatë negociatave në Kuvajt. Ky delegacion gjithashtu ka theksuar nevojën për garantimin e zbatimit të marrëveshjes për daljen e Jemenit nga kapitulli i shtatë i Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe për garantimin e heqjes së sanksioneve kundër këtij vendi.