Zvogëlohet buxheti i UNRWA për ndihmë ndaj refugjatëve palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22297-zvogëlohet_buxheti_i_unrwa_për_ndihmë_ndaj_refugjatëve_palestinezë
Agjencia e OKB për ndihmë ndaj refugjatëve palestinezë (UNRWA) në Rripin e Gazës, ka njoftuar për shkurtimin e buxhetit.  
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 21, 2016 19:33 Europe/Tirane
  • Zvogëlohet buxheti i UNRWA për ndihmë ndaj refugjatëve palestinezë

Agjencia e OKB për ndihmë ndaj refugjatëve palestinezë (UNRWA) në Rripin e Gazës, ka njoftuar për shkurtimin e buxhetit.  

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Agjencia e OKB për ndihmë ndaj refugjatëve palestinezë ka njoftuar se nevojat për rindërtimin e gazës nga sulmet izraelite, janë përtej kapaciteteve të kësaj agjencie. Sipas këtij raporti, UNRWA që ofron shërbime dhe gjësende të nevojshme për refugjatët palestinezë në Gaza, ka thënë se buxheti do të reduktohet dhe parashikon që ky buxhet në vitin 2016 të jetë të paktën 74 milionë dollarë. UNWRA po ashtu ka njoftuar se pas sulmeve 50 ditore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës në vitin 2014, shumë vende ishin bërë bashkë dhe kishin ra dakord që të ndajnë një shumë prej 247 milionë dollarë për të ndihmuar programet e UNWRA dhe ndërtimin e strehimeve të përkohshme për refugjatët palestinezë.