Bombardohen pozicionet e sauditëve në Jemen dhe Arabinë Saudite
(last modified Thu, 21 Jul 2016 19:45:44 GMT )
Korrik 21, 2016 21:45 Europe/Tirane
  • Bombardohen pozicionet e sauditëve në Jemen dhe Arabinë Saudite

Komandantët ushtarakë të Jemenit kanë njoftuar për bombardimin e pozicioneve të Arabisë Saudite si përgjigje ndaj sulmeve të avionëve të regjimit Al Saud në Jemen.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, komandantët ushtarakë të Jemenit kanë bërë të ditur se forcat ushtarake dhe komitetet popullore të këtij vendi gjatë 24 orëve të fundit në përgjigje të sulmeve të avionëve sauditë, kanë sulmuar pozicionet e koalicionit saudit dhe mercenarëve të tij në rajone të ndryshme të Jemenit. Nga ana tjetër, Njëkohësisht me nisjen e negociatave të paqes në Kuvajt, Arabia Saudite ka vazhduar sulmet e saj kundër Jemenit. Arabia Saudite ka sulmuar të paktën 9 provinca të Jemenit mes tyre kryeqytetin Sana duke vrarë shumë civilë. Një prej zonave të bombarduara sot nga avionët luftarakë të Arabisë Saudite ishte rajoni Same i provincës Saade. Ndërkohë grupi i Riadit me gjithë qëndrimet e tij kundër Ismail Ould Sheik Ahmed të dërguarit special të OKB për çështjen e Jemenit, deklaroi se negociatat i nis pa asnjë parakusht. Arabia Saudite në koalicion me disa vende arabe të rajonit dhe me dritën jeshile të Amerikës, ka nisur sulmet kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit të presidentit të dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi, duke marrë jetën e mijëra civilëve të pafajshëm dhe duke shkatërruar rëndë infrastrukturën e Jemenit.

Tags