Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit
(last modified Fri, 22 Jul 2016 19:24:15 GMT )
Korrik 22, 2016 21:24 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit

Nga sulmet më të fundit të Arabisë saudite kundër Jemenit me dhjetëra civilë kanë humbur jetën.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Masira e lajmeve sipas të cilës sulme janë kryer në rajonin Vadi Muar në provincën Mareb në qendër të Jemenit ku përveç të vrarëve janë plagosur shumë civilë të tjerë mes tyre 3 fëmijë. Ndërsa kanali Mejadin njofton se ish presidenti i dorëhequr i Jemenit Abdarabuh Mansur Hadi dhe zëvendësi i tij janë futur në provincën Mareb për të inkurajuar mercenarët e vet dhe të koalicionit anti-jemenas. Në një fjalim të tij ish presidenti Mansur Hadi ka kërcënuar se do të ndërpresë negociatat e paqes, në rast se OKB synon t’i imponojë një rrugëzgjidhje të krizës në Jemen, përfaqësuesit të saj Ismail Ould Sheik Ahmed. Kjo është në kohën kur, pasi kanë kaluar rreth 3 muaj nga negociatat e paqes për Jemenin në Kuvajt dhe pas shpalljes së armëpushimit, Arabia Saudite vazhdon sulmet e saj kundër Jemenit. Aktualisht negociatat e paqes për Jemenin janë pezulluar për shkak të sabotimeve të Riadit.

 

 

Tags