Politika e Ligës Arabe rreth çështjeve të ndryshme arabe
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22420-politika_e_ligës_arabe_rreth_çështjeve_të_ndryshme_arabe
Këshilli i Ligës Arabe, përpiloi një projekt-rezolutë kushtuar çështjeve në Palestinë, Jemen, Siri, Liban dhe Libi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 22, 2016 16:54 Europe/Tirane
  • Politika e Ligës Arabe rreth çështjeve të ndryshme arabe

Këshilli i Ligës Arabe, përpiloi një projekt-rezolutë kushtuar çështjeve në Palestinë, Jemen, Siri, Liban dhe Libi.

Në projekt rezolutën e lëshuar nga Liga Arabe me qendër në Muritani, është theksuar ndjekja me interesim e konferencës ndërkombëtare të paqes në fund të vitit 2016 e cila do të bazohet në iniciativën e Francës për kompromis mes Izraelit dhe Palestinës me mbështetjen e palës ndërkombëtare. Në këtë projekt rezolutë gjithashtu është shprehur mbështetja për atë që është quajtur legjitimiteti i presidentit Abdarabuh Mansur Hadi në Jemen. Sa i përket çështjes së Sirisë dhe Libanit, kjo projekt rezolutë shpreh mbështetjen e vendeve arabe dhe ndaj së drejtës së Sirisë për të rimarrë zonat malore Golan të pushtuara nga regjimi sionist dhe në mbështetjen e Libanit nga aspekti politik dhe ekonomik në kuadër të ruajtjes së unitetit kombëtar. Liga Arabe me anë të kësaj rezolute ka shprehur mbështetjen edhe për qeverinë e pajtimit kombëtar në Libi dhe kundërshtoi çdo ndërhyrje në këtë vend.