Vazhdojnë sulmet ajrore të Arabisë Saudite kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22525-vazhdojnë_sulmet_ajrore_të_arabisë_saudite_kundër_jemenit
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite, duke shfrytëzuar heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare, kanë vazhduar edhe sot bombardimin e rajoneve civile në Jemen.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 23, 2016 20:23 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet ajrore të Arabisë Saudite kundër Jemenit

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite, duke shfrytëzuar heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare, kanë vazhduar edhe sot bombardimin e rajoneve civile në Jemen.

Kanali televiziv Masira i Jemenit, njofton se avionët sauditë kanë bombarduar sot rajonin Hejfan pjesë e provincës Taiz në jug të Jemenit. Deri tani nuk ka informacione mbi numrin e viktimave nga ky sulm. Gjithashtu sot, avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar depon kryesore të kompanisë së gazit të Jemenit, duke shkatërruar 135 mijë bombola gazi. Mercenarët sauditë sot kanë kryer atentat kundër Ali Abdul’Rahman Zahri imami i xhumasë dhe drejtues i xhamisë Rahman në rajonin Mansure të provincës Aden. Ai është dërguar menjëherë në spital por ka ndërruar jetë për shkak të gjakderdhjes.