Shpërthejnë dy bomba në Bagdad dhe provincën Selahudin
Nga shpërthimi i dy bombave në kryeqytetit Bagdad dhe provincën Selahudin të Irakut, 8 persona kanë humbur jetën.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sumarie News sipas të cilës, sot në rajonin Taxhi në veri të kryeqytetit Bagdad shpërthimi i një bombe mori jetën e 2 personave dhe plagosi 9 të tjerë. Bagdadit ditët e fundit ka përjetuar disa sulme terroriste të cilat kanë marrë jetën e dhjetëra civilëve dhe plagosur shumë të tjerë. Gjithashtu sot një bombe ka shpërthyer në mesin e të evakuuarëve irakianë në veri të provincës Selahudin duke lënë të vrarë 6 persona dhe plagosur disa të tjerë. Bomba shpërtheu në mesin e disa familjarëve të cilët ishin larguar nga zonat e kontrolluara nga terroristët e ISIS dhe synonin të shkonin në qytezën Bejxhi. Abdul’vahab Saadi, komandanti i forcave irakiane anti-terrorizëm njoftoi për hapjen e një kanali në provincën Anbar i cili do të përdoret për të parandaluar çdo sulm të terroristëve. Ndërkohë nga sulmet ajrore të ushtrisë irakiane kundër pozicioneve të terroristëve të ISIS në provincën Selahudin, janë vrarë të paktën 30 terroristë.