Delegacioni i lëvizjes Ansarullah, i gatshëm për bisedime me Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22570-delegacioni_i_lëvizjes_ansarullah_i_gatshëm_për_bisedime_me_arabinë_saudite
Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah në Jemen, shprehu gatishmërinë e delegacionit të kësaj lëvizjeje për tu takuar me përfaqësuesit e Arabisë Saudite gjatë bisedimeve të Kuvajtit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2016 06:21 Europe/Tirane
  • Delegacioni i lëvizjes Ansarullah, i gatshëm për bisedime me Arabinë Saudite

Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah në Jemen, shprehu gatishmërinë e delegacionit të kësaj lëvizjeje për tu takuar me përfaqësuesit e Arabisë Saudite gjatë bisedimeve të Kuvajtit.

Muhamed Abdul’Selam, zëdhënës i lëvizjes Ansarullah dhe kryetar i delegacionit kombëtar të Jemenit në bisedime për paqe të Jemenit në Kuvajt, tha se planet e propozuara nga Abdarabuh Mansur Hadi, presidenti i dorëhequr i Jemenit nuk janë të pranueshme mirëpo lëvizja Ansarullah është e gatshme të futet në bisedime me palën saudite. Ai duke përmendur takimin me përfaqësuesit e Arabisë Saudite, tha se lëvizja Ansarullah kërkon marrëdhënie të mira me fqinjët mes tyre Arabinë Saudite dhe vendet e Gjirit Persik. Sa i përket bisedimeve në Kuvajt, ai tha rezoluta e nxjerrë nga KS i OKB thekson në nisjen e procesit politik për zgjidhjen e krizës nëpërmjet qeverisë. Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah, caktimin e afatit kohor prej 2 javësh për negociatat e Kuvajtit e quajti të pamjaftueshëm dhe shtoi se ky afat kohor është i pamjaftueshëm për zgjidhjen e çështjeve të ndërlikuara. Vlen të theksohet se negociatat e paqes për Jemenin në Kuvajt kanë nisur më 15 korrik.