OKB kërkon rishikimin e vendimit për shpërbërjen e Vefak
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar nga regjimi Al Khalifa i Bahrejnit që të rishikojë vendimin e tij për shpërbërjen e organizatës islamike politike Vefak në këtë vend.
Faqja informative Al Ahd e Libanit njoftoi se zyra e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB pasi ka shprehur keqardhje për vendimin e gjykatëse së Bahrejnit për shpërbërjen e subjektit politik Vefak, ka kërkuar nga regjimi i Bahrejnit që ta rishikojë vendimin e tij në këtë rast dhe sidomos në ndalimin e aktivitetit të organizatave dhe subjekteve politike opozitare që veprojnë në mënyrë paqësore. Një prej zëdhënësve të lartë të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB ka deklaruar se pavarësisht faktit se Bashkësia Ndërkombëtare disa herë ka kërkuar nga qeveria e Bahrejnit që t'u jap fund tensioneve në këtë vend, mirëpo për fat të keq qeveria e Bahrejnit po vazhdon politikën e saj për ndalimin e aktivitetit paqësor të organizatave dhe subjekteve politike opozitare të këtij vendi. Ky funksionar i OKB ka theksuar se kërkesa e Organizatës së Kombeve të Bashkuara nga autoritetet dhe institucionet kombëtare për të drejtat e njeriut në Bahrejn, është kjo që të marrin masa urgjente për krijimin e mirëbesimit dhe për të mbrojtur të drejtën e lirisë së shprehjes në mënyrë paqësore, si dhe për lejimin e organizimit të tubimeve të subjekteve politike opozitare në këtë vend. Vlen të theksohet se Ban Ki Moon, sekretari i përgjithshëm i OKB, para kësaj ka deklaruar se shpërbërja e subjektit politik Vefak në Bahrejn, është veprimi më i fundit i pushtetit të Bahrejnit për të kufizuar të drejtat e njeriut në këtë vend. Vlen të theksohet se Gjykata e Bahrejnit të dielën e javës së kaluar ka lëshuar vendimin për shpërbërjen e subjektit politik Vefak dhe qeveria e këtij vendi ka konfiskuar të gjithë pasuritë e këtij subjekti politik. Organizata Vefake Meli në Bahrejn është subjekti më i madh opozitar në këtë vend.