Kryetari i parlamentit irakian reagon ndaj shpërthimeve në Kazemin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22660-kryetari_i_parlamentit_irakian_reagon_ndaj_shpërthimeve_në_kazemin
Kryetari i parlamentit irakian ka reaguar ndaj shpërthimeve në Kazemin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 24, 2016 19:35 Europe/Tirane
  • Kryetari i parlamentit irakian reagon ndaj shpërthimeve në Kazemin

Kryetari i parlamentit irakian ka reaguar ndaj shpërthimeve në Kazemin.

Sipas kanalit televiziv Someria News, Selim Al Xhaburi, kryetar i parlamentit të Irakut, sot (e diele) ka dënuar shpërthimin terrorist në qytetin Kazemin në veri të Bagdadit, ku 50 civilë irakianë u vranë dhe u plagosën. Al Xhaburi i ka bërë thirrje aparatit të sigurisë së shtetit për të identifikuar dhe zbuluar autorët e këtij shpërthimi dhe ka thënë se këto sulme ku cak janë civilët, udhët të dënohen. Kryetari i parlamentit të Irakut ka shtuar se të gjitha grupet irakiane që dëshirojnë rikthimin e paqes dhe stabilitetit në Irak dhe që dëshirojnë shkatërrimin e grupeve terroriste, duhet të jenë unike. Një informacion tjetër nga Iraku bën të ditur se 12 terroristë të ISIS, në mesin e tyre 4 komandantë të këtij grupi, janë vrarë në sulmet ajrore të avionëve ushtarakë irakianë në bazën e tyre në provincën Anbar, në perëndim të Irakut. Forcat irakiane në fillim të këtij viti kanë çliruar qytetin Ramadi qendër e provincën Anbar në perëndim të Irakut.