Asad: Përvoja e hidhur e popullit sirian shton solidaritetin e tij
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22756-asad_përvoja_e_hidhur_e_popullit_sirian_shton_solidaritetin_e_tij
Presidenti i Sirisë ka thënë se përvoja e hidhur e popullit sirian po e shton edhe më shumë solidaritetin dhe unitetin e tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 25, 2016 12:40 Europe/Tirane
  • Asad: Përvoja e hidhur e popullit sirian shton solidaritetin e tij

Presidenti i Sirisë ka thënë se përvoja e hidhur e popullit sirian po e shton edhe më shumë solidaritetin dhe unitetin e tij.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, duke cituar burime nga agjencia zyrtare siriane e lajmeve Sana, Bashar Asad, president i Sirisë ka thënë se një nga qëllimet kryesore të sulmeve terroriste në Siri është përhapja e mendimet dhe metodave takfiriste ekstremiste në këtë vend. Asad në takim me Kristostumos i dytë, kryepeshkop nga Qiproja dhe me delegacionin që është duke e shoqëruar atë, ka thënë se këto sulme po kryhet për të shkatërruar laramanin shoqërore në Siri. Bashar Asad ka shtuar: Përvoja e hidhur e popullit sirian po e shton edhe më shumë solidaritetin dhe unitetin e tij. Kryepeshkopi qipriot në këtë takim ka thënë: Do të ishte në interes të Evropës ripërtëritja e marrëdhënieve me Sirinë dhe të hiqen sanksionet e padrejta kundër Sirisë. Ai ka shtuar se qëndresa dhe solidariteti i popullit sirian dëshmon se ata me besim dhe shpirt janë duke u angazhuar në daljen nga kriza dhe arritjen e fitores.